Ndërlidhjet

Bastiset qendra korrektuese e Dubravës


Ilustrim
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion të bastisjes në Qendrën Korrektuese në Dubravë, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve ilegale dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në këtë institucion korrektues.

Në një komunikatë për media thuhet se “pas realizimit të këtij operacioni janë gjetur disa gjëra të palejueshme, si: dy telefona celularë, tri sim-kartela, një peshore e vogël, një kaçavidë, një USB me një palë kufje, katër mjete të improvizuara shpojse dhe dhjetë tableta të dyshimta".

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se do të vazhdojë me këto operacione të rregullta të bastisjes, me qëllim të eliminimit të dukurive negative si dhe rritjes së nivelit të sigurisë.

XS
SM
MD
LG