Ndërlidhjet

Veseli takoi një delegacion të Kongresit amerikan


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion nga Kongresi amerikan, të kryesuar nga Omri Rahmil, këshilltar politik i kongresmenit, Peter Roskam (kryetar i Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë – HDP), shoqëruar nga përfaqësues të USAID-it dhe NDI-së nga Uashingtoni.

Në takim u diskutua për partneritetin midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kongresit Amerikan dhe ndihmën e gjithanshme që agjencitë e SHBA-ve, i kanë dhënë dhe po i japin Kuvendit në ngritjen e kapaciteteve në shumë segmente, thuhet në një komunikatë për media nga Kuvendi i Kosovës.

Veseli falënderoi miqtë amerikanë për këtë mbështetje, ndërsa garantoi vazhdimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.

Zyrtarët nga Kongresi amerikan në anën tjetër falënderuan Veselin për bashkëpunimin e ngushtë dhe vlerësuan punën e mirë në fushën e transparencës dhe llogaridhënies para publikut. ​

XS
SM
MD
LG