Ndërlidhjet

Rusia dënon me burgim të gjatë një gazetar të Ukrainës


Roman Sushchenko
Roman Sushchenko

Një gjykatë në Moskë e dënoi gazetarin ukrainas, Roman Sushchenko, me 12 vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim.

Sushchenko, korrespondent për agjencinë e lajmeve Ukrinform, është arrestuar gjatë një vizite në Moskë më 2016, nën dyshimet se ka mbledhur informacione të klasifikuara.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se Sushchenko ka punuar për Ministrinë e Mbrojtjes në Ukrainë dhe se ai ka mbledhur informacione për ushtrinë ruse dhe Gardën Kombëtare.

Sushchenko nuk e ka pranuar fajësinë në fillim të gjyqit të tij në mars.

Autoritetet në Ukrainë kanë bërë vazhdimisht thirrje për lirimin e tij.

Javën e kaluar, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maryana Betsa, ka thënë se gazetari është "peng i agresionit rus".

XS
SM
MD
LG