Ndërlidhjet

Shefi i FIFA-s: Rusia "100% gati" për Kupën e Botës


Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino.

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, i minimizoi shqetësimet rreth racizmit, të drejtave të njeriut dhe sigurisë dhe lavdëroi Rusinë, duke thënë se ajo është "100% gati" për të mbajtur Kampionatin Botëror të Futbollit.

Rusia do të jetë nikoqire e kësaj ngjarjeje sportive nga 14 qershori deri më 15 korrik. Lojërat do të zhvillohen në 11 qytete të saj, përfshirë Moskën, Shën Petersburgun dhe Soçin.

"Rusia dëshiron t'i dëshmojë botës se është një vend i hapir, ku njerëzit mund të shkojnë dhe të festojnë për futbollin", tha Infantino.

"Nuk kam parë kurrë një vend që bën aq shumë për t'i mirëpritur tifozët, me transport pa pagesë dhe pa viza", shtoi ai.

Rusia ka qenë nën vëzhgim të kujdesshëm para turneut për shkak të shqetësimeve për të drejtat e njeriut, huliganizmin dhe incidentet raciste gjatë ndeshjeve.

Por, Infantino tha se fokusi i turneut do të jetë futbolli dhe jo politika.

XS
SM
MD
LG