Ndërlidhjet

Putin: Perëndimi po përpiqet ta pengojë përparimin e Rusisë


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paraqiti një pamje optimale të ekonomisë së vendit dhe tha se Perëndimi po përpiqet ta pengojë përparimin e saj.

Putin i bëri këto komente në sesionin pyetje-përgjigje me qytetarët nga e gjithë Rusia, i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

“Ne kemi nisur një trajektore drejt rritjes së ekonomisë në Rusi. Po, rritja është modeste, e vogël, mirëpo nuk kemi ulje”, ka thënë Putin.

Banka Qendore ka parashikuar rritje 1.5 deri në 2 përqind rritje më 2018.

Ashtu sikur edhe herat tjera, Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera Perëndimore, se po tentojnë të mbajnë mbrapa Rusinë.

Ai u është referuar sanksioneve që këto shtete i kanë vënë Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina më 2014.

Putin i ka cilësuar këta hapa si të motivuar nga shqetësimet egoiste pasi siç ka thënë ai Rusia është duke u rritur.

“Akuzat e pafundme kundër Rusisë janë një mënyrë për të ndalur zhvillimin e Rusisë. Ata e shohin Rusinë si kërcënim, e shohin se Rusia është duke u bërë garuese”, është shprehur ndër të tjera presidenti rus.

XS
SM
MD
LG