Ndërlidhjet

Dhjetëra forca afgane vriten në sulmet e talibanëve


Forcat e sigurisë afgane, foto nga arkivi
Forcat e sigurisë afgane, foto nga arkivi

Zyrtarët afganë thonë se militantët talibanë kanë vrarë mbi 40 forca të sigurisë në sulmet përgjatë vendit.

Të paktën 25 zyrtarë policorë u vranë kur militantët sulmuan tri pika të kontrollit në qarkun Qala-e Zal në provincën Kunduz, ka njoftuar Amanddin Qureshi, guvernatori i qarkut fqinj, Sahib.

Qureshi tha se tetë militantë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve.

Ndërkaq në provincën Herat, të paktën 17 ushtarë afganë janë vrarë kur talibanët kanë sulmuar pikat e kontrollit në qarkun Zawol, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë provinciale, Jelani Farhad.

Farhad tha se të paktën 13 të tjerë janë plagosur në këtë sulm.

Sulmet vijnë pasi talibanët njoftuan për tre ditë armëpushim, gjatë festës së Bajramit. Njoftimi për armëpushim është i pari, pas sulmeve të vazhdueshme të talibanëve ndaj forcave qeveritare.

Armëpushimi pritet që të mbahet nga 12 deri më 14 qershor, përderisa Qeveria ka thënë se dëshiron që ky armëpushim të jetë në fuqi deri më 20 qershor.

XS
SM
MD
LG