Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Prishtinë: Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona


Ilustrim

Dy persona janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, përkatësisht në rrugën Ibrahim Lutfiu.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, duke shtuar se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Ende nuk dihen arsyet e të shtënave, ndërkaq Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

XS
SM
MD
LG