Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

O’Connell: I turpshëm kthimi i Xhabir Zharkut në Kosovë


Ilustrim

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell e ka quajtur të turpshëm kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë si njeri i lirë.

“Xhabir Zharku është dënuar me tre vjet burgim për krimet e kryera. Kthimi i tij në Kosovë si njeri i lirë, është i turpshëm. Por, turpi i vërtetë në këtë ngjarje është se atij për gjashtë vjet iu lejua t’i ikë drejtësisë dhe asgjë nuk është bërë, që edhe politikanët e tjerë kriminel të bëjnë të njëjtën gjë”, ka shkruar në facebook ambasadori britanik.

Ambasadori O’Connell ka thënë se personat e dënuar me burgim nuk do të duhej që të lejoheshin që të iknin nga vendi, por ata do të duhej që të vuajnë dënimin e tyre në burg.

“Shpresoj që reformat e drejtësisë të Qeverisë të mos kenë zbrazësi të tilla dhe t’u japin mbështetje atyre policëve dhe prokurorëve që janë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar. Mbretëria e Bashkuara ka nevojë që Kosova të jetë partnere serioze në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar O’Connell.

Xhabir Zharku, ish-kryetar i Komunës së Kaçanikut nga Partia Demokratike e Kosovës, kishte qëndruar në arrati, pasi në vitin 2011, ishte shpallur fajtor për një vepër penale duke iu shqiptuar dënim me tri vjet burgim.

Zharku është kthyer në Kosovë ditë më parë.

XS
SM
MD
LG