Ndërlidhjet

Sot nis Kampionati Botëror i Futbollit


Ilustrim
Ilustrim

Kampionati Botëror i Futbollit nis sot me ndeshjen midis Rusisë nikoqire dhe Arabisë Saudite, në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Tridhjetedy ekipe do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe sportive, të cilat do të zhvillojnë 64 lojë gjatë 32 ditëve të ardhshme.

Ndeshjet do të mbahen në 12 stadiume, në 11 qytete.

Ngjarja pritet të tërheqë një milion e gjysmë tifozë në Rusi dhe një audiencë televizive globale prej mbi tre miliardë shikuesish.

Fituese e Kupës së Botës më 2014 ka qenë Gjermania, e cila në finale ka mundur Argjentinën.

XS
SM
MD
LG