Ndërlidhjet

Ngordh orangutangu më i vjetër në botë


Foto ilustruese

Orangutangu më i vjetër në botë Sumatran ngordhi në një kopsht zoologjik të Australisë në moshën 62-vjeçare, duke lënë pas 54 pasardhës.

Puan, e përshkruar si “zonja e madhe e vjetër” e kopshtit Perth, ngordhi si pasojë e ndërlikimeve që lidhen me moshën.

Ajo ka qenë në këtë kopsht qysh në vitin 1968 dhe është njohur zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guiness si specia më e vjetër e llojit të vet në vitin 2016.

Orangutangët Sumatran rrallë arrijnë moshën 50 vjeç.

Puan, e cila besohet se ka lindur në një xhungël në Sumatra të Indonezisë në vitin 1956, ka lënë një “trashëgimi të pabesueshme" në SHBA, Evropë dhe gjetkë, thanë zyrtarë të kopshtit zoologjik.

XS
SM
MD
LG