Ndërlidhjet

Europol raporton për rritje të trendit të sulmeve terroriste

Trembëdhjetë persona janë vrarë në një sulm terrorist në Barcelonë të Spanjës, më 2017.
Trembëdhjetë persona janë vrarë në një sulm terrorist në Barcelonë të Spanjës, më 2017.

Agjencia evropiane për sundimin e ligjit - Europol - publikoi të enjten raportin për terrorizmin në Bashkimin Evropian, i cili thekson se në vitin 2017, 68 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste.

Këto sulme kanë lënë edhe 844 njerëz të plagosur, thuhet në raport.

"Nëntë shtete anëtare të BE-së raportuan një total prej 205 sulmesh të dështuara dhe të realizuara terroriste në vitin 2017. Shifra paraqet rritje për 45% krahasuar me vitin 2016 dhe ndryshim të trendit të rënies që ka nisur në vitin 2014", thekson raporti i Europol-it.

I njëjti po ashtu bën të ditur se, vitin e kaluar në BE, janë arrestuar 975 individë për shkelje të lidhura me terrorizmin.

"Shumica e këtyre arrestimeve kanë qenë të lidhura me terrorizmin xhihadist, me dyshimet për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist, planifikim dhe përgatitje të sulmeve, si dhe me aktivitete të lehtësimit: shpërndarje të propagandës, rekrutim dhe financim të terrorizmit", thekson Europol-i.

XS
SM
MD
LG