Ndërlidhjet

Hoti: Rritja e pagave për kabinetin qeveritar, vendim arbitrar


Avdullah Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të kabinetit është vendim arbitrar dhe shkelje e ligjeve në fuqi.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Hoti ka shkruar se ky vendim përveç tjerash paraqet edhe konflikt interesi.

“Rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj, jo me vendim arbitrar të Qeverisë që përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit. Rritja e pagave është e rregulluar me ligjin e për financat publike, ku caktohet si dhe sa rriten çdo vit. Çdo qasje tjetër është shkelje e këtij ligji. Ky vendim bie ndesh me ligjin e buxhetit për 2018”, ka shkruar Hoti.

Për këtë vendim ka reaguar të enjten edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova.

XS
SM
MD
LG