Ndërlidhjet

Gjermani: 25 të lënduar pas një shpërthimi në një ndërtesë


Policë gjermanë. Foto nga arkivi
Policë gjermanë. Foto nga arkivi

Policia gjermane thotë se 25 persona janë lënduar pas një shpërthimi në një ndërtesë në qytetin Wuppertal.

Autoritetet gjermane thonë se shpërthimi ka ndodhur pak para mesnatës të shtunën, raporton AP.

Zjarri më pas ka kapluar ndërtesën disa katërshe dhe zjarrfikësit kanë hasur në vështirësi për ta shuar zjarrin, pasi pjesë të ndërtesës kanë kolapsuar.

Zjarrfikësit kanë arritur që të shpëtojnë katër persona që ishin brenda ndërtesës. Ata kanë pësuar lëndime të rënda.

Ndërkaq, 21 persona të tjerë janë lënduar lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Policia gjermane tha sot se ende nuk kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, ndërkaq hetimet për të gjetur shkakun e shpërthimit, kanë nisur tashmë.

XS
SM
MD
LG