Ndërlidhjet

Ukrainë: Arrestohen 7 persona për sulmin në një kamp të romëve


Pamje nga një kamp i romëve në Kiev të Ukrainës.
Pamje nga një kamp i romëve në Kiev të Ukrainës.

Policia ukrainase thotë se shtatë persona janë arrestuar lidhur me sulmin vdekjeprurës në një kamp të romëve.

Autoritetet thonë se një 24-vjeçar rom nga një fshat në afërsi të qytetit Rivne është vrarë gjatë sulmit, i cili është kryer nga një grup i personave me maskë, gjatë natës së 23 qershorit,

Policia thotë se edhe tre persona janë dërguar në spital, pasi janë therur me thikë gjatë këtij sulmi, përfshirë edhe një djalë 10-vjeçar.

Ky ishte sulmi i pestë në kampet e romëve në perëndim të Ukrainës në dy muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG