Ndërlidhjet

BE synon sanksionimin e zyrtarëve të Mianmarit


Refugjatët Rohingya duke u nisur drejt Bangladeshit, foto nga arkivi.
Refugjatët Rohingya duke u nisur drejt Bangladeshit, foto nga arkivi.

Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione ndaj shtatë zyrtarëve të sigurisë së Mianmarit, për shkak të asaj që diplomatët evropianë e kanë cilësuar si shkelje të vazhdueshme të të drejtave të myslimanëve Rohingya.

Të shtatë personat do të përballen me ngrirje të aseteve dhe ndalim të udhëtimit në vendet e Bashkimit Evropian, transmeton Reuters.

Sanksionet do të përbëjnë ndryshim të diplomacisë të BE-së, e cila kishte pezulluar masat e saj kufizuese në shtetin e Azisë Juglindore më 2012 për të mbështetur qeverisjen demokratike në vitet në vijim.

Mirëpo vështirësitë me të cilat janë përballur rreth 700,000 myslimanë Rohingya në shtetin Rakhine dhe e cila është cilësuar spastrim etnik nga Kombet e Bashkuara, kanë ndikuar në tensionimin e marrëdhënieve.

Mainmari në anën tjetër kundërshton çdo keqbërje.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj këtij shteti, në përgjigjje të kryengritjes kundër minoritetit Rohingya.

XS
SM
MD
LG