Ndërlidhjet

Bolton në Evropë, përgatitje për takimin Trump-Putin


Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, nis sot një turne në Evropë.

Ai pritet të takojë aleatët amerikanë në Londër dhe Romë, përpara se të udhëtojë drejt Rusisë, më 27 qershor.

Një zëdhënës i Kremlinit ka thënë, ditë më parë, se Bolton do të diskutojë me zyrtarët rusë mundësitë për takimin e presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun rus, Vladimir Putin.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Bolton do të takojë ministrin Sergei Lavrov, gjatë vizitës në Moskë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në fundjavë se Trump, me gjasë, do të takojë Putinin "në një të ardhme jo shumë të largët".

Lokacioni i takimit të tillë nuk është zgjedhur, edhe pse zyrtarët kanë thënë se ai mund të zhvillohet në Vjenë.

XS
SM
MD
LG