Ndërlidhjet

E paqartë nisja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nicos Kotzias.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nicos Kotzias.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nicos Kotzias, tha se për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Evropian, blloku është i ndarë në dy grupe: 25 vende anëtare që e mbështesin nisjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin në verë të vitit 2019 dhe tri vende, Franca, Holanda dhe Danimarka, që e kundërshtojnë në gjë të tillë.

“Zmbrapsja e procesit evropian do të thotë zmbrapsje për stabilitetin dhe sigurinë në gjithë rajonin”, paralajmëroi Kotzias.

Ai i bëri këto komente në margjina të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, që po zhvillohet në Luksemburg.

Të hënën, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha se pret që ministrat e Jashtëm të BE-së të pranojnë rekomandimet e Komisionit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, tha se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të japim një sinjal pozitiv në rajon.

XS
SM
MD
LG