Ndërlidhjet

Mbretëria e Bashkuar ka pasur njohuri se SHBA-ja ka "keqtrajtuar të ndaluarit"


Ilustrim.

Mbretëria e Bashkuar ka toleruar trajtimin “e pafalshëm” ndaj të ndaluarve pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, kanë deklaruar anëtarët e parlamentit britanik.

Komiteti për Inteligjencë dhe Siguri ka thënë se të gjeturat tregojnë se ka qenë “përtej dyshimeve” se Mbretëria e Bashkuar ka pasur njohuri për mënyrën sesi i ka trajtuar SHBA-ja të ndaluarit.

Në raportin e këtij Komiteti është thënë se Mbretëria e Bashkuar ka vazhduar të ofrojë të dhëna për aleatët në 232 raste, në të cilat zyrtarët britanikë kanë pasur njohuri apo dyshime për keqtrajtim.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se personeli britanik ka qenë duke punuar në një “ambient të ri dhe sfidues, për të cilin disa mund të mos kenë qenë të “përgatitur”.

Ajo ka thënë se "ka kaluar kohë e gjatë për të kuptuar se udhëzimet dhe trajnimi për stafin nuk ka qenë adekuat”, dhe se ushtria së bashku me inteligjencën britanike kanë qenë “më të mirë për të pranuar sfidën”.

Ky komitet ka kundërshtuar pretendimet e agjencive të inteligjencës se rastet e përmendura nuk kanë qenë asgjë më shumë se “incidente të izoluara”.

Në raport është thënë se “nuk ka dyshim se SHBA-ja dhe vendet tjera kanë keqtrajtuar të ndaluarit, ashtu sikurse nuk ka dyshim se agjencitë dhe inteligjenca kanë pasur njohuri për një gjë të tillë në fazat fillestare”.

Sipas të gjeturave, agjencitë e sigurisë dhe ministrat e Qeverisë së ish-kryeministrit, Tony Blair kanë mundur të bëjnë më shumë “për të ndikuar në qasjen amerikane”.

XS
SM
MD
LG