Ndërlidhjet

Pesë akuza për vrasje ndaj sulmuesit të Merillendit


Merillend, SHBA

Një burrë 38 vjeç, i akuzuar për vrasjen e pesë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve në redaksinë e një gazete në Merillend të SHBA-së, u ngarkua me pesë aktakuza për vrasje.

Jarrod Tamos hapi zjarr pasditen e së enjtes në selinë e gazetës Capital Gazette në Anapolis.

Besohet se ky ishte sulmi më vdekjeprurës kundër gazetarëve në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë dhe liderët politikë e dënuan sulmin.

Guvernatori i Merillendit, Larry Hogan, tha se ndjehet "absolutisht i shkatërruar".

Policia tha se gazeta ka marrë kërcënime për dhunë në mediat sociale, përpara sulmit.

XS
SM
MD
LG