Ndërlidhjet

Trump: Arabia Saudite është pajtuar që të rrisë prodhimin e naftës


Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Mbreti saudit Salman. Fotografi nga arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Doanld Trump thotë se Mbreti saudit Salman, i ka thënë atij se Rijadi është pajtuar për rritjen e prodhimit të naftës, në përgjigje të “trazirave” në Iran dhe Venezuelë.

“Sapo bisedova me Mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe i shpejgova atij këtë gjë, sepse si pasojë e trazirave dhe mosfunksionimit në Iran dhe Venezuelë, unë kërkoj që Arabia Saudite të rrisë prodhimin e naftës, ndoshta deri në 2 milionë fuçi, që të bëhet dallimi”, ka shkruar sot Trump në Twitter.

Trump ka shtuar se çmimet janë të larta “dhe ai është pajtuar”.

Presidenti amerikan, megjithatë nuk ka treguar për ndonjë afat kohor se kur mund të prodhohen 2 milionë fuçi naftë.

Komentet e tij vijnë teksa çmimi i naftës ka shënuar ngritje, teksa administrata e Trumpit u ka bërë thirrje aleatëve që të mos blejnë naftë nga Irani.

XS
SM
MD
LG