Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë francezë në Mali


Ilustrim
Ilustrim

Dy ushtarë francezë janë vrarë në Mali dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, përfshirë trupa franceze, nga një sulm me makinë-bombë në qytetin Gao, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Malit.

“Konfirmoj se një makinë-bombë ka sulmuar një patrull të përbashkët të ushtrisë”, ka thënë për Reuters, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Malit, Boubacar Diallo.

“Deri më tani e dimë se dy ushtarë francezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Në mesin e të plagosurve janë edhe tetë ushtarë francezë”, ka thënë tutje ai.

XS
SM
MD
LG