Ndërlidhjet

Lufta në Siri: 270,000 të zhvendosur nga luftimet në jugperëndim


Siri

Së paku 270 mijë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në jugperëndim të Sirisë prejse ushtria ka nisur një ofensivë në zonat e kontrolluara nga rebelët, dy javë më parë, bënë të ditur Kombet e Bashkuara.

Shumë nga të zhvendosurit, si pasojë e luftimeve në provincat Dera dhe Kuneitra, kanë ikur drejt kufijve me Jordaninë dhe Lartësitë Golan, territore të pushtuara nga Izraeli.

Por, asnjëri nga vendet nuk tha se do të lejojë fluks refugjatësh, duke shkaktuar frikë për katastrofë humanitare.

Forcat qeveritare të Sirisë kanë përparuar me ndihmën e sulmeve ajrore të Rusisë.

Të dielën, rebelët në qytetin Bosra al-Sham kanë pranuar të dorëzojnë armët dhe të pranojnë sundimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG