Ndërlidhjet

Gjyqtarja polake kundërshton ligjin e pensionimit


Udhëheqësja e Gjykatës Supreme në Poloni, Malgorzata Gersdorf.
Udhëheqësja e Gjykatës Supreme në Poloni, Malgorzata Gersdorf.

Udhëheqësja e Gjykatës Supreme në Poloni është parë në punë më 4 korrik, duke kundërshtuar ligjin kontravers, i cili ka ulur moshën e daljes në pension të gjyqtarëve.

Malgorzata Gersdorf, ka arritur në gjykatë në Varshavë, e rrethuar nga qindra mbështetës derisa ka thënë se “prezenca ime këtu nuk është rreth politikës, unë jam këtu për të mbrojtur sundimin e ligjit”.

Gersdorf, 65 vjeçare, i është kërkuar të japë dorëheqje, mirëpo ajo ka insistuar se sipas Kushtetutës, ajo duhet të mbetet në pozitën që mban deri më 2020.

E njohur si kritike e partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia (Pis), Gersdorf, i ka cilësuar si “spastrim” reformat, sipas së cilave gjyqtarët duhet të pensionohen në moshën 65 vjeçare dhe jo kur ata t’i mbushin të 70-at.

Bashkimi Evropian ka nisur veprim ligjor kundër Qeverisë Polake më herët gjatë kësaj jave, duke thënë se legjislacioni rrezikon pavarësinë e gjyqësorit.

Mirëpo Qeveria e krahut të djathtë, ka thënë se reformat janë të nevojshme për të luftuar korrupsionin dhe reformimin e sistemit gjyqësor.

Kryeministri, Mateusz Morawiecki, ka mbrojtur ndryshimet në Parlamentin Evropian më 4 korrik, duke thënë se “secili shtet i BE-së, ka të drejtë të zhvillojë systemin gjyqësor në bazë të traditave që ka shteti përkatës”.

Ndryshimet janë kundërshtuar përmes protestave në disa qytete polake më 3 korrik.

XS
SM
MD
LG