Ndërlidhjet

Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndihen edhe në Kosovë


Ilustrim - Tirana
Ilustrim - Tirana

Rreth orës 11.02, në Shqipërinë e ka goditur një tërmet, epiqendra e të cilit ishte 31 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Sipas të dhënave të publikuara tërmeti është i magnitudës 4.9 ballësh. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, si edhe në Kosovë.

Nuk është raportuar për pasoja, qoftë për jetët e njerëzve apo dëme materiale.

Mediat në Shqipëri kanë njoftuar se tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave. Pas tërmetit të parë, ishte ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook për tërmetin, duke dhënë edhe ilustrime me këshillat si të sillen qytetarët gjatë këtyre rasteve.

XS
SM
MD
LG