Ndërlidhjet

OKB: Mbi 11,000 myslimanë Rohingya u larguan nga Mianmari këtë vit


Shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad Al Hussein.

Ushtria e Mianmarit nuk e ka ndalur përndjekjen e pakicës myslimane Rohingya, duke bërë që mbi 11,000 njerëz të komunitetit të ikin drejt Bangladeshit, këtë vit, tha shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad Al Hussein.

"Vrasjet dhe zhdukjet e Rohingya-ve dhe djegia e shtëpive të tyre vazhdojnë", tha Al Hussein në një raport që bazohet në intervistat me Rohingya-t që kanë ikur kohëve të fundit në Bangladeshin fqinj.

Të zhvendosurit e rinj u janë bashkuar rreth 700 mijë të tjerëve që kanë ikur në Bangladesh, pasi ushtria e Mianmarit ka nisur përndjekjen e tyre në shtetin Rakhine, gushtin e kaluar.

Al Hussein tha se Qeveria e Mianmarit nuk po ndërmerr hapa për t'i kthyer këta njerëz në shtëpitë e tyre, pavarësisht marrëveshjes dypalëshe të riatdhesimit dhe një memorandumi me agjencitë e OKB-së.

"Asnjë refugjat i vetëm Rohingya nuk është kthyer si pjesë e marrëveshjes me Bangladeshin", tha Al Hussein.

XS
SM
MD
LG