Ndërlidhjet

Thaçi: Vlerat tona janë të mishëruara me ato të popullit amerikan


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e uroi Qeverinë dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut - Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në një postim në Facebook, Thaçi tha se “në Kosovë, festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale".

"Kështu ka qenë, kështu është tani dhe kështu do të mbetet përgjithmonë, sepse liria jonë, vlerat tona, janë të mishëruara me ato të popullit amerikan", tha Thaçi.

"Mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për paqen, fqinjësinë e mirë, si parakushte të domosdoshme për integrime euro-atlantike", shkroi mes tjerash Thaçi.

XS
SM
MD
LG