Ndërlidhjet

Hyjnë në fuqi tarifat amerikane mbi importet kineze


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Tarifat e Shteteve të Bashkuara mbi mallrat e Kinës, në vlerë prej 34 miliardë dollarësh, hynë në fuqi, duke sinjalizuar fillimin e një beteje të gjithanshme tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Taksa 25% në importet kineze hyri në fuqi në mesnatë, sipas kohës në Uashington.

Kina tha se SHBA ka nisur "luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike" dhe premtoi "kundërveprime”.

"Ky lloj i tatimit është një tradhti tipike, e cila rrezikon seriozisht sigurinë e industrisë globale”, tha një zëdhënës në Ministrinë e Tregtisë të Kinës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se tarifat kanë për qëllim ndalimin e "transferimeve të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë", si dhe mbrojtjen e vendeve të punës.

Trump tashmë ka vënë tarifa edhe mbi importet e disa prodhimeve nga Bashkimi Evropian, Meksika dhe Kanadaja.

Ai ka thënë se me këtë veprim synohet të mbrohen interesat e sigurisë kombëtare në SHBA, por, sipas të tjerëve, ai është proteksionizëm dhe thyen rregullat globalë të tregtisë.

XS
SM
MD
LG