Ndërlidhjet

Dominic Raab do t'i udhëheqë negociatat për Brexit-in


Dominic Raab
Dominic Raab

Dominic Raab u emërua sekretar i Brexit-it nga kryeministrja britanike, Theresa May.

Raab do të pasojë David Davis, i cili dha dorëheqje nga posti, të dielën vonë.

Raab, i cili ka qenë avokat përpara se të bëhej deputet në vitin 2010, do të udhëheqë negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, së bashku me kryenegociatorin e BE-së, Michel Barnier.

Davis tha se nuk mund të qëndronte më në postin e tij, sepse nuk besonte në planin për marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në, i cilu u mbështet nga kabineti britanik, të premten.

Komisioni Evropian refuzoi të komentojë ndërrimin e ministrit britanik, duke thënë se do të vazhdojë të negociojë me "vullnet të mirë" për të siguruar marrëveshjen mbi kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja dhe marrëdhëniet e ardhshme.

XS
SM
MD
LG