Ndërlidhjet

Policia arreston dhe më pas liron pesë persona në Gjilan


Ilustrim.
Ilustrim.

Policia e Kosovës ka njoftuar, se gjatë një aksioni policor në rajonin e Gjilanit, ka arrestuar pesë persona për shkak të dyshimeve të bazuara se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Të njëjtit janë liruar pas marrjes në pyetje.

Aksioni i Policisë është ndërmarrë me urdhër të gjykatës kompetente në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve nga njësitet relevante të këtij institucioni.

Në një komunikatë për media, Policia ka demantuar disa media të caktuara serbe, se aksioni i Policisë është ndërmarrë kundër ish-pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se këto janë vetëm spekulime.

XS
SM
MD
LG