Ndërlidhjet

Shpëtohen të gjithë personat e bllokuar në një shpellë në Tajlandë


Ilustrim.
Ilustrim.

Të 12 anëtarët e një ekipi të futbollit dhe trajneri i tyre janë shpëtuar të gjallë nga një shpellë në veri të Tajlandës.

Grupi ishte duke eksploruar shpellën në provicën veriore, Chiang Rai më 23 korrik, mirëpo është bllokuar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Ekipi i marinës tajlaneze ka thënë se 12 djemtë dhe trajneri i tyre janë shpëtuar nga shpella, duke kompletuar një operacion të jashtëzakonshëm të shpëtimit që ka fituar vëmendje ndërkombëtare.

“Dymbëdhjetë djemtë dhe trajneri i tyre janë jashtë shpellës. Të gjithë të sigurt”, është njoftuar përmes një postimi në Facebook.

Tetë djemtë që janë shpëtuar të dielën dhe të hënën janë në spital, mirëpo nuk është bërë i ditur ende identiteti i tyre.

Secili person është larguar nga shpella me ndihmën e zhytësve profesionalë.

Festimet do shënohen edhe me keqardhje për vdekjen e një ish-zhytësi tajlandez, i cili ka humbur jetën javën e kaluar, në tentim e sipër për të shpëtuar djemtë.

XS
SM
MD
LG