Ndërlidhjet

Trump mbledh mbi 88 milionë dollarë për fushatën për rizgjedhje


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Fushata për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbledhur mbi 88 milionë dollarë në 12 muajt e kaluar, bëri të ditur Komisioni Federal i Zgjedhjeve në SHBA.

Shuma i jep atij një epërsi të madhe përballë sfiduesve eventualë në zgjedhjet e vitit 2020, raporton BBC.

Trump ka paraqitur kërkesën për rikandidim shumë shpejt pasi ka bërë betimin për mandatin e parë, në janar të vitit të kaluar.

Shuma e parave është mbledhur nga komiteti i fushatës i Trumpit, si dhe nga dy grupe të lidhura me Partinë Republikane: "Trump Victory" dhe "Trump Make America Great Again", raportoi New York Times.

XS
SM
MD
LG