Ndërlidhjet

Gjobitet fushata për Brexit në Britani


Një protestues me flamur të BE-së në Londër.

Grupi zyrtar i fushatës për Brexit, Vote Leave është dënuar me 81,000 dollarë të martën për shkelje të limitit të shpenzimeve për referendumin e mbajtur më 2016 dhe është dërguar në polici nga Komisioni Zgjedhor, transmeton Reuters.

Ky hap i komisionit, i cili ka thënë se janë bërë shkelje serioze të ligjit nga ana e Vote Leave, ka shtuar kërkesat e kundërshtarëve të Brexitit për mbajtjen e një tjetër referendumi rreth asaj nëse duhet të largohet Britania e Madhe nga Bashkimi Evropian.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka përsëritur disa herë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

Dy vjet pas votimit për largim nga BE-ja, liderët politikë dhe ata biznesorë vazhdojnë të jenë thellësisht të ndarë rreth largimit të Britanisë nga blloku më 29 mars të vitit 2019.

Komisioni ka thënë se grupi Vote Leave, që është udhëhequr nga mbështetës të Brexitit si ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe ministri i Ambientit, Micheal Gove, kanë përdorur një tjetër kompani, e cila përmes rrjeteve sociale ka shënjestruar votuesit me ç’rast janë rritur shpenzimet.

“Kemi të dhëna të mjaftueshme se të dy grupet kanë punuar në një plan të përbashkët, ndonëse nuk kanë deklaruar aktivitetin e tyre të përbashkët dhe shpenzimet e tyre”, ka thënë drejtori i Komisionit për financa, Bob Posner.

XS
SM
MD
LG