Ndërlidhjet

Raportohet se Policia britanike ka identifikuar të dyshuarit që kanë helmuar Skripalët


Pamje nga kërkimet policore në Britani, foto nga arkivi.
Pamje nga kërkimet policore në Britani, foto nga arkivi.

Hetuesit britanikë besojnë se kanë identifikuar të dyshuarit që janë përgjegjës për sulmin me Noviçok ndaj ish-agjentit rus, Sergei Sripal dhe vajzës së tij Yulia, ka raportuar Asociacioni për Shtyp (PA) më 19 korrik.

Asociacioni ka cituar një burim anomim që ka njohuri për hetimin të ketë thënë se disa rusë kanë qenë të përfshirë në tentimet për të vrarë ish-agjentin.

Sipas po këtij burimi identitetet e të dyshuarve janë konfirmuar pas pamjeve të incizuara që janë kontrolluar për të kuptuar se kush ka hyrë në Britani gjatë asaj kohe.

Hetuesit besojnë se disa rusë kanë qenë të përfshirë në tentim-vrasje ndaj Skripalëve dhe janë duke kërkuar për një tjetër të dyshuar.

Skripal dhe vajza e tij janë gjetur pa ndjenja në një stol në qytetin britanik, Sallsbëri në muajin mars, pasi janë helmuar me Noviçok.

Noviçok është armë kimike e kategorisë ushtarake që është zbuluar nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Londra ka akuzuar vazhdimisht Moskën për këtë sulm, derisa Rusia ka hedhur poshtë çdo përfshirje.

Ky raport vjen pak kohë pas vdekjes së Dawn Sturgess, e cila po ashtu është helmuar me këtë agjent nervor më 29 qershor.

Toksina nervore është zbuluar në një shishe që është gjetur në shtëpinë e të dashurit të Sturgess, Charlie Rowley, i cili po ashtu i është ekspozuar helmit dhe është në gjendje kritike në spital.

Në një deklaratë të policisë është bërë e ditur janë duke u kryer teste për të kuptuar nëse shishja me Noviçok vjen nga burimi i njëjtë që ka helmuar edhe Skripalët në muajin mars.

XS
SM
MD
LG