Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur nga zjarret në Greqi


Greqi

Së paku 50 njerëz vdiqën nga zjarret pranë Athinës.

Autoritetet i cilësuan ato si flakët më vdekjeprurëse në më shumë se një dekadë.

Ato u përhapen në perëndim dhe lindje të kryeqytetit grek, të shoqëruara me temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius dhe erëra të forta.

Zjarrëfikësit raportuan për më shumë se 100 njerëz të plagosur.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ndërpreu vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë për t'u kthyer në Athinë, ndërsa kërkoi ndihmë nga ushtria dhe Bashkimi Evropian.

Zona e përfshirë nga flakët është e pyllëzuar dhe e mbushur me shtëpi pushimi.

XS
SM
MD
LG