Ndërlidhjet

Vdes gruaja më e vjetër në botë në moshën 117 vjeç


Ilustrim

Një grua nga Japonia ka ndërruar jetë në moshën 117 vjeç, duke qenë kështu njeriu më i vjetër në botë që ka arritur këtë moshë.

Chiyo Miyako vdiq të dielën. Ajo kishte lindur më 2 maj, 1901. Familja e saj e quante "perëndeshë" dhe e vlerësonin si një grua shumë të qetë dhe që sillej mirë me të tjerët.

Rekordi botëror Guinness ka certifikuar titullin si gruaja më e vjetër në botë. Personi më i vjetër në Japoni pas vdekjes së saj është një grua 115 vjecare që quhet Kane Tnaka, raportoi Ministria e Shëndetësisë në Japoni. Burri më i vjetër në Japoni Masazo Nonaka, të mërkurën ka festuar ditëlindjen e 113-të.

XS
SM
MD
LG