Ndërlidhjet

Virusi Ebola zbulohet në Sierra Leone


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Virusi i Ebolës është zbuluar në Sierra Leone, dy vite pas zhdukjes së kësaj sëmundje që vrau mbi 11,000 persona në Afrikën Perëndimorë, bëri të ditur qeveria afrikane.

Nuk dihet ende se a është version i ri i sëmundjes, por shkencëtarët thonë se mund të transmetohet tek njerëzit.

“Në këtë kohë, ende nuk dihet nëse virusi Ebola është transmetuar tek njerëzit, por ka potencial për të infektuar qelizat e njerëzve”, bëri të ditur Amara Jambai, zyrtare e lartë e shërbimeve shëndetësore. Ndër të tjera, Jambai shtoi se “kjo është faza e hershme e gjetjeve” duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë ndërsa pritet të bëhen hulumtime më të gjera.

Hulumtuesit që gjetën virusin, tani po punojnë me qeverinë e Sierra Leone për të gjetur nëse ndonjë person është infektuar.

XS
SM
MD
LG