Ndërlidhjet

Trump, Conte: Do t'i mbajmë sanksionet kundër Rusisë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, thanë se nuk kanë plane për t'i hequr sanksionet kundër Rusisë.

Në një konferencë për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Conte tha se heqja e sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat janë ndërmarrë fillimisht në vitin 2014 për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, do të ishte "e paimagjinueshme".

Ai i bëri këto komente, edhe pse disa anëtarë të qeverisë së koalicionit të tij kanë bërë thirrje për heqjen e sanksioneve dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Trump, i cili është përballur me kritika për qëndrim të butë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, tha po ashtu se sanksionet amerikane kundër Rusisë do të mbeten në fuqi.

XS
SM
MD
LG