Ndërlidhjet

Tre të huaj, përfshirë një shtetas të Maqedonisë, gjenden të vrarë në Kabul


Kabul, Afganistan
Kabul, Afganistan

Policia në Kabul gjeti trupat e tre shtetasve të huaj, të cilët janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin afgan, thanë zyrtarët lokalë.

Tre shtetasit e huaj përfshijnë një shtetas të Maqedonisë, një të Indisë dhe një të Malajzisë, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrtat Rahimi.

Zëdhënësi i shefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekzia, tha se trupat janë lënë në Musahi, një zonë e paqëndrueshme e qytetit.

"Në këtë fazë, mendojmë se është incident terrorist", tha ai.

Përgjegjësinë për rrëmbimet dhe vrasjet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Një oficer policie, Jan Aga, u citua të ketë thënë se tre të huajt punonin si gatues në aeroportin e Kabulit.

XS
SM
MD
LG