Ndërlidhjet

Hoxhaj reagon pasi policia serbe ia ndalon hyrjen Islamit


Enver Hoxhaj, foto nga arkiv
Enver Hoxhaj, foto nga arkiv

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas veprimit të policisë së Serbisë në pikën kufitare me Kosovën, [Dheu i Bardhë], ku i është ndaluar hyrja në Serbi profesorit shqiptar nga Bujanoci, Hivzi Islamit.

Hoxhaj në rrjetin social Twitter ka shkruar se "ky është një rekord i ri i shtypjes sistematike që po u bën Serbia shqiptarëve atje, duke ua mohuar të drejtat dhe liritë".

“Represioni sistematik ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi ka rënë derisa shteti vazhdimisht shkelë të drejtat dhe liritë e tyre. Me qëllim të përhapjes së frikës, Serbia bllokon kthimin e qytetarëve në shtëpi, siç e bënë edhe sot me profesorin Hivzi Islami nga Bujanoci, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Artit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

XS
SM
MD
LG