Ndërlidhjet

K.Veriore sulmon diplomatët amerikanë lidhur me sanksionet


Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un.

Koreja Veriore ka sulmuar Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e zbatimit të sanksioneve.

Phenjani ka thënë se nuk mund të ketë përparim sa i përket denuklearizimit, nëse SHBA-ja vazhdon të veprojë sipas "skenarit të vjetër".

Verikoreanët kanë akuzuar negociatorët amerikanë se janë duke marrë masa kundër qëllimeve të presidentit amerikan, Donald Trump dhe shpirtit të samitit të mbajtur në Singapor.

Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un janë pajtuar në muajin qershor se do të punojnë drejt denuklearizimit.

Mirëpo detajet deri më tani mbeten të paqarta, pasi Koreja Veriore nuk ka treguar gatishmëri për të hequr dorë njëanshëm nga programi bërthamor derisa Kombet e Bashkuara kanë thënë se programi bërthamor është duke vazhduar.

"Për aq kohë sa SHBA-ja kundërshton qasjet e mira për partnerin e saj të dialogut dhe vazhdon të veprojë sipas skenarit të vjetër, me të cilin kanë dështuar të gjitha administratat e kaluara, nuk mund të pritet ndonjë përparim apo zbatim i deklaratës së përbashkët duke përfshirë denuklearizimin", ka thënë ministria e Jashtme verikoreane.

Këto paralajmërime kanë ardhur vetëm disa ditë pasi ministri i Jashtëm verikorean i ka cilësuar veprimet e SHBA-së, alarmuese.

XS
SM
MD
LG