Ndërlidhjet

Qindra të lënduar në protestat anti-qeveritare në Rumani


Bukuresht, 10 gusht, 2018.

Autoritetet në Rumani thonë se 440 persona, përfshirë dhjetëra policë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi protestat anti-qeveritare përshkallëzuan në dhunë.

Protestat anti-qeveritare në Bukuresht më 10 gusht, nxorën në rrugë dhjetëra mijëra persona nga vendi dhe jashtë, të cilët kërkonin nga Qeveria që të japë dorëheqje për shkak të ndryshimit të disa ligjeve, të cilat, sipas kritikëve, do të bënin më të vështirë që të ndiqen veprat korruptive.

Protesta u përshkallëzua në dhunë pasi policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit. Disa protestues hodhën në drejtim të policisë gurë, shishe dhe bomba tymi.

Presidenti Klaus Iohannis, kritik i Qeverisë së krahut të majtë, dënoi “intervenimin brutal të policisë”.

“Dënoj fuqishëm intervenimin brutal të policisë, që ishte në disproporcion me veprimet e shumicës së njerëzve që kishin dal në shehs”, shkroi ai në Facebook.

“Ministria e Brendshme duhet në mënyrë urgjente që të shpjegohet për mënyrën se si ka trajtuar ngjarjet e sotme”, ka thënë tutje presidenti rumun.

Mediat lokale në Rumani kanë vlerësuar se vetëm në Bukuresh nga 30 deri në 80 persona mund të kenë marrë pjesë në protesta. Ndërkaq, dhjetëra mijëra të tjerë kanë protestuar në qytete të tjera. Megjithatë, ende nuk ka shifra zyrtare për numrin e protestuesve në Rumani.

XS
SM
MD
LG