Ndërlidhjet

Turqia liron nga burgu shefin e Amnesty International


Aktivistët e Amnesty International kishin kërkuar lirimin e kryetarit të nderit në Turqi të kësaj organizate, Taner Kilic

Një gjykatë në Turqi ka urdhëruar lirimin nga burgu të Taner Kilic, shef i Amnesty International në Turqi.

“Lajm i mirë. Gjykata në Stamboll ka urdhëruar lirimin e kryetarit të nderit të Amnesty në Turqi, Taner Kilic”, tha kërkuesi në AI, Adrew Garder, përmes një postimi në Twitter.

“Presim që ai të lirohet mbrëmjen e sotme. Festimet do të fillojnë atëherë”, ka shkruar tutje ai.

Kilic ishte arrestuar dhe ishte mbajtur në burg në Izmir për më shumë se një vit nën akuzat se ka mbështetur, klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja zyrtare e akuzon se qëndron prapa puçit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

Gulleni mohon çdo përfshirje në këtë rast.

Në një ngjarje të ndarë gjatë ditës së sotme, një gjykatë turke refuzoi apelin për ta liruar nga arresti shtëpiak pastorin amerikan, Andrew Bruson dhe po ashtu refuzoi të heqë ndalesën për udhëtim jashtë vendit të pastorit.

XS
SM
MD
LG