Ndërlidhjet

Gjermania ndihmon financiarisht Kongon në luftën kundër virusit Ebola


Një grua vaksinohet kundër virusit Ebola. Foto nga arkivi.

Gjermania do të rrisë ndihmën e saj për shtetin e Kongos, me qëllim të trajtimit të virusit të Ebolës.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se do t’i jap 3 milionë dollarë shtesë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i kujdesshëm ndaj virusit të Ebolës”, tha ministri Spahn.

Paratë do të shkojnë në fondin për emergjenca të OBSH-së, që përdoret për masa të shpejta kundër virusit.

Ebola shpërtheu në Kongon lindore në fund të korrikut, pak ditë pasi u zbulua se virusi ishte përhapur po ashtu edhe në perëndim të vendit.

Gjermania, më herët gjatë këtij viti i ka dhuruar OBSH-së 5 milionë dollarë për të luftuar virusin e Ebolës.

Ebola është një sëmundje infektuese dhe shkakton ethe, gjakderdhje të brendshme, që mund të çojnë në vdekje.

Një epidemi e madhe e Ebolës kishte shpërthyer më 2014 dhe 2015 në Liberi, Guinea dhe Siera Leone, ku nga ky virus humbën jetën më shumë se 11 mijë persona.

XS
SM
MD
LG