Ndërlidhjet

IPK: Në rastin e Valbona Markut s’kishte shkelje nga Policia


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës, me anë të një komunikate për media, ka bërë të ditur se në bazë të gjetjeve të tyre, del se pjesëtarët e policisë në Gjakovë kanë bërë punën e tyre në rastin e Valbona Markut.

Në komunikatë të IPK-së, bëhet e ditur se veprimet policore, të cilat janë ndërmarrë në ditën kur ndodhi vrasja e Valbona Markut dhe vajzës së saj, në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës.

“Për të gjitha këto veprime të ndërmarra nga zyrtarët policorë, të njëjtit kanë informuar po atë ditë prokuroren kujdestare të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ku nga prokurorja kujdestare nuk është kërkuar ndonjë veprim shtesë lidhur me këtë rast”, bën të ditur IPK-ja.

Në raport të IPK-së thuhet se Prokuroria ishte ajo që nuk ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të veprojë, kurse viktima nuk kishte kërkuar mbrojtje.

Një burrë 43 vjeç me armë automatike vrau javën që shkoi, ish-gruan e tij 40- vjeçare, Valbona Marku, dhe vajzën e tij 9 vjeçe. Sipas familjarëve, gruaja e kishte paralajmëruar policinë se ajo ishte kërcënuar nga ish-bashkëshorti.

XS
SM
MD
LG