Ndërlidhjet

Refugjatët rohingya kërkojnë drejtësi


Refugjatët rohingya mbajnë pankarta në duar ku shkruhet "Duam drejtësi".

Mijëra refugjatë myslimanë rohingya kanë organizuar një protestë për të shënuar njëvjetorin e ndërhyrjes së ushtrisë në Mianmar, që nxiti eksodin masiv të tyre drejt kampeve në Bangladesh.

“Ne jemi rohingya, duam drejtësi”, kanë brohoritur njerëzit në kampin e refugjatëve në Kutupalong.

Vlerësohet se mbi 800 mijë rohingya janë zhvendosur nga Mianmari.

Doktorët pa Kufij kanë thënë se të paktën 6,700 myslimanë rohigya janë vrarë gjatë muajit të parë të shpërthimit të dhunës. Dhuna shpërtheu në gushtin e vitit të kaluar.

Mianmari ka mohuar se ka targetuar civilët dhe ka thënë se aksionet janë ndërmarrë ndaj ekstremistëve rohingya.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se veprimet e Qeverisë së Mianmarit ndaj minoritetit rohingya në shtetin verior Rakhine “përbëjnë spastrim etnik”.

XS
SM
MD
LG