Ndërlidhjet

Kandiq i shkruan Thaçit: Serbëve të Gjakovës t’iu mundësohet të vizitojnë kishën


Natasha Kandiq
Natasha Kandiq

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, i bëri thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që t’iu mundësojë serbëve nga Gjakova që këtë vit të vizitojnë kishën.

“Me këtë rast ju lus juve që personalisht të angazhoheni, në mënyrë që serbët nga Gjakova, më 28 gusht, 2018, të mund të vizitojnë kishën dhe shtëpitë e tyre dhe të mos u nënshtrohen poshtërimeve, siç ka nodhur vitin e kaluar”, shkroi Kandiq në gazetën serbe “Danas”.

Në këtë letër, Kandiq po ashtu tha se angazhimi i Thaçit për pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve dhe për “shtet shumetnik të Kosovës” e ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, porse "has në mosbesim te serbët e Kosovës, të cilët jetojnë në Serbi".

Në letër ajo përmendi edhe datën 13 qershor të vitit 1999, kur ka qenë në Gjakovë dhe ka parë shqiptarët e frikësuar nga policia serbe, si dhe mjekët e atjeshëm, të cilët, siç tha, mbledhnin para për t’ua dhënë policisë dhe pjesëtarëve të njësive paramilitare si pagësë për jetët e tyre.

Kandiq rikujtoi se ka ndihmuar për aq sa ka mundur porse kurrë nuk ka marrë një “falënderim më të madh” për këtë.

XS
SM
MD
LG