Ndërlidhjet

Kapet i dyshuari për vrasjen e një djaloshi holandez më 1998


Ilustrim
Ilustrim

Polica holandeze, që po heton zhdukjen dhe vdekjen e djaloshit Nicky Verstappen në vitin 1998, tha se i dyshuari kryesor i saj është arrestuar në Spanjë.

Jos Brech u identifikua si i dyshuar pas një operacioni të madh të Holandës me analizat e ADN-së, që përfshiu edhe të afërm të tij.

Policia tha se analizat lidhen me ADN-në e gjetur në rrobat e Nicky Verstappen.

Procedurat e ekstradimit të të dyshuarit janë në proces.

"Jos B., 55 vjeç, i dyshuar në vdekjen e Nicky Verstappen, është arrestuar në Spanjë, të dielën pasdite. Ai është dërguar në paraburgim dhe do t'i dorëzohet Holandës", tha përmes një deklarate policia në Limburg, provincë e Holandës ku është zhdukur djaloshi.

Arrestimi pason një apel publik javën e kaluar, gjatë të cilit detektivët shpërndanë fotografitë e të dyshuarit.

Një holandez që jeton në Spanjë e njohu të dyshuarin në fotografi dhe dërgoi një njoftim në polici.

Nicky Verstappen, atëbotë 11 vjeç, ka qenë në një kamp veror, në gusht të vitit 1998, kur është zhdukur. Trupi i tij është gjetur të nesërmen në një pyll.

XS
SM
MD
LG