Ndërlidhjet

Mianmari kundërshton raportin e OKB-së për gjenocid


Myslimanë Rohingya.
Myslimanë Rohingya.

Zëdhënësi i Qeverisë së Mianmarit, Zaw Htay ka kundërshtuar të mërkurën një raport të hetuesve të Kombeve të Bashkuara, të cilët kanë kërkuar që liderë ushtarakë të akuzohen për gjenocid, duke i cilësuar këto deklarata “akuza të rreme”.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi një raport i OKB-së, ka bërë thirrje të fuqishme që zyrtarët e Mianmarit të përballen me akuza për gjenocid për shkak të dhunës ndaj myslimanëve Rohingya vitin e kaluar.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe dua të them me vendosshmëri se ne nuk pranojnë asnjë të dhënë, të kryer nga Këshilli për të Drejtat të Njeriut”, ka thënë Htay në një intervistë të publikuar nga media shtetërore, transmeton Reuters.

Ai ka thënë se Mianmari nuk ka lejuar hetuesit e OKB-së të hyjnë në këtë shtet.

“Për këtë arsye ne nuk pranojnë asnjë përfundim të Këshillit”, është shprehur ai.

Sipas tij, Mianmari ka “zero tolerancë ndaj secilës shkelje të të drejtave të njeriut” dhe ka krijuar një Komision Hetimor për t’u përgjigjur ndaj “akuzave të rreme” të bëra nga OKB-ja dhe “komunitete tjera ndërkombëtare”.

Mianmari ka kundërshtuar shumicën e akuzave, duke thënë se ushtria është përgjigjur ndaj kërcënimeve legjitime të militantëve Rohinhya, të cilët kanë sulmuar zonat policore në shtetin Rakhine.

Besohet se rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë ikur nga Mianmari drejt Bangladeshit si pasojë e dhunës ushtarake.

XS
SM
MD
LG