Ndërlidhjet

Policia e Kosovës arreston 16 të dyshuar për trafikim me armë


Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar 16 persona të dyshuar për trafikim me armë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, tha se ka zhvilluar hetime intensive dhe se operacioni policor është kryer në disa lokacione, kryesisht në Komunën e Gjilanit dhe atë të Ferizajt.

Policia njoftoi se nga kontrollet e bëra në shtëpi dhe objekte përcjellëse, janë sekuestruar edhe prova materiale: 19,000 euro para të gatshme, 3 armë të gjata, 17 armë të shkurtra të kalibrit të ndryshëm, 2,850 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 20 karikatorë, 1 pasaportë bullgare, 3 telefona dhe dokumente.

Personat e dyshuar, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

XS
SM
MD
LG