Ndërlidhjet

Juncker mbështet arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shprehu "mbështetje të plotë" për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si "kusht për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe për hapjen e perspektivës për anëtarësim në BE".

Këto komente, Juncker i bëri në një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, thuhet në një komunikatë për media të Presidencës.

Sipas së njëjtës, Thaçi dhe Juncker kanë biseduar për procesin e liberalizimit të vizave, perspektivën evropiane të Kosovës dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi tha se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës duhet të vijë shpejt dhe "t’i jepet fund izolimit të Kosovës".

XS
SM
MD
LG